Friday, November 22, 2024

GJKKO nuk ndryshon masën e sigurisë, Bllako mbetet në burg

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur që të mos ndryshojë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për ish-deputetin socialist Alqi Bllako.

Vendimi u mor këtë të shtunë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, pasi Bllako kishte kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.

Ish-deputeti Bllako u arrestua me kërkesë të SPAK më 1 prill, pasi hoqi dorë nga mandati i deputetit që i jepte mbrojtje ligjore. Bllako sipas hetimeve të SPAK, dyshohet për abuzim me detyrën dhe korrupsion në aferën e inceneratorit të Fierit.

Me vendim qeverie, shteti ka paguar 46 299 060 lekë për shpronësimin e tokës ku u ndërtua inceneratori i Fierit. Si rrjedhojë, ka rezultuar një dëm ekonomik në buxhetin e shtetit në vlerën 16 288.344 lekë.

Nga hetimet e SPAK kanë rezultuar të dhëna se Bllako, kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellësit, ka favorizuar shoqërinë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier”, kundrejt marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 lekë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë