Thursday, November 21, 2024

Gjermania planifikon rikthimin e disa prej masave anti-COVID në vjeshtë

Gjermania po planifikon rikthimin e disa prej masave kundër koronavirusit.

Sipas Schengen Visa Info, ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach mund të vendosë që mbajtja e maskës të jetë sërish e detyrueshme për ambientet e mbyllura.

Kjo masë do të shërbejë për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së COVID-19 gjatë vjeshtës dhe dimrit.

Lauterbach tha javën e kaluar se Gjermania duhet të përgatitet për një valë të re të infektimeve me coronavirus në periudhën e vjeshtës dhe dimrit, duke sugjeruar se vendi ka nevojë për masa të reja,

Ministri tashmë ka krijuar një plan prej shtatë pikash, e ciila përfshin një fushatë të re vaksinimi me tre doza të ndryshme si dhe ndryshime në programin e testimit falas për COVID-19.

Të dhënat më të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se Gjermania ka raportuar 345,910 raste të reja të infektimit me koronavirus në shtatë ditët e fundit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë