Sunday, September 8, 2024

”Fundin e ke afër”/ Berisha mesazh Ramës: Do pësosh fatin e Fatos Nanos

Nga Foltorja e Kurbinit, ish-Kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar Kryeministrin Edi Rama se do të ketë fatin e Fatos Nanos.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se “fundi i Ramës” është i afërt.

Sali Berisha: “Edvin, fundin e ke të afërt. Mjerë ti çdo heqësh. Edvin, atë paralajmërim që ia pata bërë Fatos Nanos, po ta bëj dhe ty nga kjo sallë. Fatin e tij do pësosh nga burrat dhe gratë e Kurbinit dhe mbarë Shqipërisë. Bëj gati valixhet. Nisu për Beograd, në Shqipëri s’ke vend. Mos harro të marrësh me vete dhe Lul pengun”.

Ndaj Kryeministrit Rama, Berisha bëri akuza edhe për zgjedhjet e fundit parlamentare. Nuk la pa përmendur në akuzat e tij as kryedemokratin Lulzim Basha.

Sali Berisha: “Edi Rama përjetoi eufori të jashtëzakonshme me mandatin e tretë, të cilin e grabiti, e mori nëpërmjet blerjes së votës të paktën me 130 milionë Euro të disbursuar nga Thesari i Shtetit në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare për zjedhjet e lira. Nxorri dhe përdori për qëllime terroriste psikologjike të dhënat personale të shqiptarëve në sistemin e patronazhimit. Edi Rama përdori banda dhe kriminelë. Por çfarë bëri peng Basha? Ai nuk mbrojti votën në 2017, në zgjedhjet e Peshkopisë, ai i dha fitoren pa marrë pjesë në garë në zgjedhjet lokale dhe në zgjedhjet e 2021 u dorëzua, firmosi fitoren e Edi Ramës dhe u mor me karrigen e tij.

Të gjitha këto dëshmojnë se situata në vend është kritike, por është kjo situatë e cila gjëmoi si një thirrje e brendshme në ndërgjegjien tonë, e gjithësecilit prej jush, të mbarë demokratëve në Shqipëri të bashkohemi në një lëvizje të fuqishme për rithemelimin e Partisë Demokratike, për shndërrimin e saj në opozitën më të fuqishme që ka njohur Shqipëria”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë