Friday, May 9, 2025

Fuga: Berisha ka vetëm dy rrugë, ose të tërhiqet, ose të marrë PD-në

Akademiku Artan Fuga ka komentuar për zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike. I ftuar në emisionin “Real Story” në News24, Fuha u ndal te takimet e ish-kryeministrit Sali Berisha, ku tha se është përgjegjësi e Bashës dhe drejtuesve të PD, fakti që një pjesë e elektoratit nuk e gjen veten tek aksioni politik, por është bërë pjesë e “foltores” së Berishës.

Sa i takon thirrjes së vazhdueshme të kryeministrit Edi Rama për bashkëqeverisje, Fuga u shpreh se nëse Basha e pranon, do të rrënohet.

Artan Fuga: “Pyetja që ngre unë është nëse ka një pjesë të shoqërisë shqiptare, që është jashtë kontrollit politik, jashtë influencës së partnerëve tanë ndërkombëtarë. Deri tani ne këtë shenjë e kemi pasur vetëm në pjesëmarrjen në votime. Ka pasur një pjesë të popullsisë, që nuk merrte pjesë në votime, e cila me neutralitetin dhe bojkotimin e pjesëmarrjes në zgjedhje, tregon se e refuzon sistemin e partive politike. Por, kjo ka qenë një pjesë e shoqërisë e heshtur, e paartikuluar dhe në pasivitet. E reja është tani se kjo pjesë e popullsisë shkon tani e mbush sallën, madje edhe artikulon.

Artikulon pakënaqësinë ndaj z. Basha, ku normal më parë ka artikuluar edhe pakënaqësinë ndaj z. Rama. Kjo është përgjegjësia e madhe e Bashës dhe e drejtuesve të PD tani, se pas disa vitesh në opozitë, kanë një pjesë të elektoratit, që është opozitare, por e gjen veten jashtë aksionit politik. Ata duartrokasin zemërimin e gjendjes sociale ku janë, por edhe zemërimin ndaj Bashës, dhe e treta është duartrokasin Berishën. Berisha ka vetëm dy rrugë, ose të tërhiqet nga lëvizja e tij, që mund të ndodhë, por deri tani nuk ka prova; por ai kërkon të marrë PD.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë