Saturday, December 21, 2024

Forcat ruse pranë marrjes së kontrollit të Severodonjeckut

Forcat ruse janë shumë afër që të marrin kontrollin e qytetit kyç ukrainas, Severodonjeck, pas disa ditësh luftimesh të ashpra me mbrojtësit ukrainas, teksa Uashingtoni ka paralajmëruar se konflikti mund të zgjasë edhe për shumë muaj të tjerë.

Britania ndërkaq i është bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë duke njoftuar se do t’i dërgojë Ukrainës sisteme të avancuara të armëve, në mënyrë që Kievi të mbrojë veten ndaj forcave ruse.

Në qytetin industrial të Severodonjeckut, që është bërë caku kryesor i Moskës në ofensivën e saj në lindje të Ukrainës, kreu i administratës ushtrake, Sehiy Hayday, tha se 80 për qind e qytetit tani është nën kontrollin rus.

“Luftimet në rrugë po vazhdojnë”, tha Hayday përmes Telegramit, duke u zotuar se forcat ukrainase “do të luftojnë deri në fund për Severodonjeckun”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë