Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi se forcat ruse po kryejnë një masakër në rajonin lindor të Donbasit.
“Askush nuk e shkatërroi Donbasin aq shumë sa po bën ushtria ruse tani”, tha Zelenski gjatë një fjalimi në rrjetet sociale mbrëmjen e së hënës, shkruan BBC.
Ndërsa, në një fjalim drejtuar udhëheqësve të biznesit dhe politikës globale në Davos ditën e djeshme, Zelensk vuri në dukje se trupat ruse kishin 20 herë më shumë pajisje ushtarake në Donbas se sa Ukraina.
Ai theksoi se Ukraina ka nevojë për armë me rreze të gjatë për të parandaluar humbjet.
Në Severodonetsk, qyteti më i madh ukrainas në rajonin e Luhanskut, po zhvilohen disa nga luftimet më të përgjakshme deri më tani, pasi forcat ruse kërkojnë të rrethojnë qytetin.