Wednesday, February 5, 2025

”Foltorja” për shkarkimin e Bashës, Berisha takon sot demokratët e Beratit

Ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë prezent ditën e sotme në qytetin e Beratit. Ai bëri të ditur ditën e djeshme me anë të një mesazhi se në orën 17:00 do të mbahet ‘Foltorja’ në Pallatin e Kulturës.

Neser diten e premte me daten 22 tetor ne ora 17:00 ne Pallatin e Kultures te qytetit te Beratit do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.‘- shkroi ditën e djeshme Berisha në rrjetin e tij social ‘Facebook’.

Ky është takimi i nëntë që do mbajë Berisha në kuadër të lëvizjes që ka nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike me vendim personal të kryedemokratit, Lulzim Basha.

Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. 

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë