Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur pak më parë në në Korçë. Ai është surprizuar nga simpatizantët demokratë, të cilat e kanë pritur me fishekzjarre dhe duartrokitje, ndërsa e kanë uruar për 77-vjetorin e lindjes, duke i kënduar: “Shumë urime për ty”.
Berisha u emocionua nga kjo pritje madhështore dhe më pas fiku qiririn mbi tortën e ditëlindjes, e cila mbante numrin 77-të.
Berisha i falenderoi demokratët për urimet e tyre dhe tha se i kishin bërë një dhuratë shumë të bukur.
“Të dashur demokrate dhe demokratë,dëshiroj të ulem me nderimin më të madh para qytetarëve të kësaj treve për rolin e tyre të jashtëzakonshëm në historinë tonë kombëtare të dijes të pushkës, të mendjes dhe çdo shqiptar ushqen për Korçën dhe trevat e kësaj zonë admirim dhe mirënjohjen e pakufijshme. Dhurata pa fund i kanë bërë gratë dhe burrat e këtij vendi, por sot më bëtë dhe mua një dhuratë që kurrë s’do ta harroj. Sot unë pata ditëlindjen më të bukur të jetës time. Ju falenderoj shumë,”- tha Berisha ndër të tjera.