Komisioni i Organizimit të Kontrollit dhe Operacioneve Elektorale vendosi për shtyrjen e orarit të votimit deri në orën 18:00.
“Nëse edhe pas orës 18:00 ka fluks votuesish pranë qendrave të votimit, procesi i votimit të vijojë deri sa të ketë votuar edhe anëtari i fundit i Partisë Demokratike”, thuhet në një njoftim të shkurtër për mediat.
Më herët Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike tha se numri total i pjesëmarrjes në rang vendi në referendum, deri në orën 15:00 ishte 34,105.
Ndërkohë, fluksi i votuesve vijon të mbetet i lartë në shumicën e qendrave të votimit në mbarë vendin. Nisur nga kjo situatë, Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike udhëzoi shtyrjen e orarit të votimit