Saturday, June 28, 2025

EURO 2024/ FSHF publikon çmimet e biletave për ndeshjen ndaj Polonisë

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjen Shqipëri-Poloni, e vlefshme për kualifikueset e EURO 2024, që do të luhet më 10 korrik në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, FSHF ka bërë të ditur sesi variojnë çmimet në tribuna.

Një vend në tribunat pas porte do të kushtojë 2000 lekë (të reja), ndërsa ato këndore 2500 lekë (të reja).

Ndëraq, në tribunën E (karshi), sektorët 102, 108, 203 dhe 209 do të kushtojnë 4000 lekë (të reja), ndërsa sektorët 103, 104, 105, 106, 107, 204, 205, 206, 207 dhe 208 të së njëjtës tribunë do të kushtojnë plot 6000 lekë (të reja).

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë