Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan thotë se në 48 orët e ardhshme, pret që të ketë biseda telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin dhe atë ukrainas Volodimir Zelenski.
Erdogan shpreson se Putin dhe Zelenski do të takohen në Stamboll për t’i dhënë fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, shkruan CNN.
“Rezultati është pozitiv, nuk është tamam ashtu siç donim, por do të jetë më mirë. Nuk jemi pa shpresë,” tha Erdogan nga Stambolli të premten pas një pyetjeje në lidhje me bisedimet Ukrainë-Rusi.
“Shpresoj që ata ta pranojnë ftesën tonë dhe ne mund t’i takojmë në Stamboll”, shtoi Erdogan.
Turqia ka një profil dhe pozicion unik në lidhje me këtë çështje. Përveç të qenit anëtar i NATO-s, vendi kufizohet me Ukrainën dhe Rusinë.
Ndër të tjera, Turqia është partneri më i madh tregtar i Rusisë në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut.