Tuesday, December 3, 2024

Erdogan kërkon edhe një mandat si president: Nëse fitoj, nuk kandidoj më

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan la të kuptohet do të kërkonte edhe një mandat për herë të fundit vitin e ardhshëm, duke thënë se ishte koha për t’ua dorëzuar stafetën “të rinjve”.

Gjatë një fjalimi të shtunën në Samsun, një qytet në Turqinë veriore, Erdogan tha se “Shpresojmë, në vitin 2023, ne do të fillojmë ndërtimin e shekullit turk me forcën që do të marrim nga mbështetja e kombit tonë për herë të fundit në emër tonë”, shkruan Euronews.

“Ne do t’ua dorëzojmë këtë flamur të shenjtë të rinjve tanë”, shtoi ai.

Turqia do të mbajë zgjedhje mbarëkombëtare në vitin 2023.

Partia AKP e Erdoganit kërkon të qëndrojë në krye, pasi ka qenë në pushtet që nga viti 2003. Megjithatë, ata kanë marrë një goditje në sondazhe për shkak të trazirave të fundit ekonomike, të cilat nga ekspertët perceptohen si pasojë e keqmenaxhimit të qeverisë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë