Saturday, September 7, 2024

Elbasan/ Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro, i përkasin 28-vjeçarit të dënuar për drogë në Britaninë e Madhe

Dy apartamente dhe një njësi shërbimi me vlerë rreth 200 mijë euro janë sekuestruar në lagjen “Maji” në Elbasan, në kuadër të operacionit policor të koduar “Property”.

Sipas informacioneve paraprake, pasuritë u sekuestruan me dyshimin se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të një 28-vjeçari, në fushën e narkotikëve.

Ky shtetas është dënuar me 3 vjet burgim, në Britaninë e Madhe, për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë