Friday, May 9, 2025

Ekzekutimi në Fier dhe grabitja në Krujë/ PD: Krimi nuk ka frikë, rendi po degradon

Partia Demokratike, ka reaguar me anë të deputetit Ervin Salianji, në lidhje me situatën e rendit në vend, pas ekzekutimit të djeshëm në Fier të 57-vjeçarit Demir Baçka, dhe grabitjes së banesës së biznesmenit Nazmi Çangu, ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Nikel të Krujës.

Me anë të një postimi në rrjetet Salianji shkruan se gjendja e rendit publik po degradon çdo ditë e më shumë.

Ndër të tjera ai shkruan se qeveria jo vetëm është e paaftë të mbrojë jetën, pronën dhe rendin por reagimet e saj janë të vobekta duke i kaluar ngjarjet si normalitet.

Postimi i Salianjit

Për fat të keq gjëndja e rendit publik degradon çdo ditë e më shumë! Askush nuk ndihet i sigurt për familjen, biznesin, fëmijët. Vrasjjet e tipit mafioz si ajo në mes të qytetit nëFier janë shtuar, tmerri i ngjarjes së Krujës vendos kujën për gjithçka i ka ndodhur familjes së një biznesmeni, tregon mungesë e çdo lloj frike nga shteti!Qeveria i përdor keta llumra në zgjedhje dhe ata sot ndihen zotër të vendit që mund te prodhojne gjithçka përtej imagjinatës! Qeveria jo vetëm është e paaftë të mbrojë jetën, pronën dhe rendin por reagimet e saj janë të vobekta duke i kaluar ngjarjet si normalitet Qeveria duhet te mbaje pergjegjesi, krahas pasigurise social-ekonomike, shqiptaret sot nuk kanë as siguri publike!

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë