Friday, November 22, 2024

Efektivi i Gardës shkon në spital i plagosur, dyshimet e para të policisë

Një efektiv i Gardës së Republikës ka shkuar në spitalin e Durrësit i plagosur. Policia njofton se 29 vjeçari i identifikuar vetëm me inicialet M.G ka plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

“Në Spitalin Rajonal Durrës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. G., 29 vjeç,  punonjës i Gardës së Republikës, i cili është dëmtuar aksidentalisht në këmbë me armën e shërbimit. Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, informon policia.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. Gjithashtu, nga Blutë e Durrësit janë arrestuar tre persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë