Thursday, December 12, 2024

E rëndë në Siri/ Shtatë të vdekur nga shpërthimi i minës tokësore, mes tyre gra dhe fëmijë

Një minë tokësore ka vrarë të paktën shtatë persona, përfshirë një fëmijë, në provincën qendrore të Sirisë , Homs , ka thënë një organizatë joqeveritare.

Sulmi goditi pak pas mesditës përpara një mitingu në një rrugë të shkretë pranë qytetit historik të Palmyra, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër ne Britani.

Sipas burimit, shpërthimi goditi pak pas mesditës përpara një qendre rekrutimi policie, duke vrarë të paktën dy gra, një fëmijë dhe katër burra.

Eksplozivët e mbetur në fusha, përgjatë rrugëve ose brenda ndërtesave nga të gjitha anët në konfliktin sirian kanë plagosur mijëra civilë dhe kanë vrarë qindra të tjerë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë