Friday, November 22, 2024

E rëndë në Elbasan/ Qëllohet me thikë për vdekje 28-vjeçari, plagoset i vëllai

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit, ku nga përleshja mes disa të rinjve ka humbur jetën 28-vjeçari Florenc Kovaçi, ndërsa vëllai i tij Mikel Kovaçi, 19 vjeç ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.

Shkak e konfliktit është bërë një vajzë. Edhe pse palët ishin takuar për të sheshuar problemet, konflikti pati pasoja tragjike për të riun Florenc Kovaçin.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Beqir Dardha”. Deri tani, grupi i të rinjve të tjetër të përfshirë në konflikt ende nuk është zbuluar.

Njoftimi i policisë

Më datë 05.11.2021, rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, konflikti është përshkallzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me mjet prerës thikë .

Si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K 19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e policësë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë