Saturday, September 7, 2024

Dy të vrarë dhe 10 të plagosur nga të shtënat në Oslo

Një person i armatosur hapi zjarr në një zonë klubesh të natës në Oslo, të shtunën herët, duke vrarë dy persona dhe duke lënë 10 të tjerë të plagosur rëndë, në atë që policia po e heton si një sulm të mundshëm terrorist gjatë festivalit vjetor të Krenarisë në kryeqytetin norvegjez.

Hetuesit thanë se i dyshuari, i identifikuar si një shtetas norvegjez 42-vjeçar me origjinë nga Irani, u arrestua pasi hapi zjarr në tre vende të ndryshme në qendër të Oslos.

Ndërsa motivi është i paqartë, organizatorët e “Paradës së Krenarisë” në Oslo anuluan një parakalim që ishte caktuar për të shtunën si ngjarje kryesore e një festivali njëjavor.

Një palë të shtëna ndodhën afër “London Pub”, një klub i njohur për komunitetin LGBTQ të qytetit, vetëm disa orë para fillimit të parakalimit.

Prokurori Christian Hatlo, tha se i dyshuari po mbahej nën dyshimin për vrasje, tentativë vrasjeje dhe terrorizëm, bazuar në numrin e njerëzve të shënjestruar në disa vende.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë