Friday, November 22, 2024

Duma: Basha të japë dorëheqjen

Deputetja e PD-së, Grida Duma në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit tha se Basha duhet të jap dorëheqjen dhe të lexojë qartë rezultatin e 6 marsit.

Duma u shprehet se duhet t’i jepet fund sa më pare cic-miceve, dhe se PD do të dale më e forte nga këto konflikte.

“Sa më shumë të zvarritet kjo situatë, aq më shumë agravon ndjesitë. Besoj se do të ketë reflektim dhe zgjidhje. Besoj se ka një solidaritet me kohën që ka kërkuar. Ka njerëz që kanë bashkëpunuar dhe e shohin normale që të presin disa ditë. A ka kuptim të pritet? Grupi parlamentar gëzon legjitimitetin më të lartë për të drejtuar këtë proces në PD. Nuk është mirë të zvarritet procesi. Nuk kam bindjen që është Kolegji i Kryetarëve që e mbështet. Kryetarët zgjidhen me votë, dhe në disa raste kur janë të emëruar, nuk përfaqësojnë shumicën, për këtë arsye Kolegji i Kryetarëve duhet të jetë Kolegji i të zgjedhurve me votë. PD që të jetë e madhe duhet të dalë nga këto konflikte dhe cic-mice, është një dakordësi që vjen nga rezultati i humbjes së 6 marsit, nëse nuk lexon 6 marsin Lulzim Basha do të thotë që nuk do ta lexojë për PD, por mbetet logjikisht ta lexoj për vete”, tha Duma.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë