Apeli i GJKKO-së ka vendosur këtë të martë mos ndryshimin e masave të sigurisë për ish kryeministrin Sali Berisha, i cili do të duhet të paraqitet në prokurori dhe i ndalohet dalja jashtë vendit.
Gjykata vendosi për Malltezin, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Në përfundim të seancës gjyqësore në Apelin e Posaçëm mbrojtësi ligjor i ish kryeministrit, Sali Berisha e konsideroi sërish cështjen politike.
“Kjo çështje mbetet politike, nuk ka lidhje me thelbin është një gërvishtje, Malltezi nuk ka asnjë lloj penaliteti. Është e pamundur që për çështje të tilla të dorëzohet kallëzimi dhe të regjistrohet procedimi penal. Ne do vijojmë procedurën” u shpreh Gjokutaj, ndërsa lidhur me një ashpërsim të masës së sigurisë ndaj ish kryeministrit për shkak të mosparaqitjes së tij në SPAK, nënvizoi se Berisha nuk ka anjë rrezik për t’u larguar nga vendi.