Ish kryeministri Sali Berisha nuk u paraqit këtë të mërkurë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për t’u njohur me përfundimin e hetimeve, lidhur me dosjen e privatizimit të ish kompleksit “Partizani”.
Berisha dërgoi në SPAK, një ndër avokatët e tij, Klodiana Gjyzarin, e cila gjithashtu përfaqëson Andia Pustinën.
Brenda 10 ditëve, avokatët kanë afat për të bërë pretendimet në lidhje me aktet e dosjes hetimore.