Thursday, November 21, 2024

Dosja “Partizani”/ Avokati i Berishës në Apel, ankimon masën e sigurisë për ish kryeministrin

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj ka mbërritur në Gjykatën e Apelit për ankimin e masës së sigurisë ndaj ish kryeministrit.

Këtë të hënë, në orën 09:00, pritet të shqyrtohet në Apel edhe ankimimi i avokatëve dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, të cilët kërkojnë shuarje të masës së sigurisë.

GJKKO është përpjekur ta gjejë Berishën edhe në Kuvend, pasi dështoi të marrë firmën e tij në seli e shtëpi, për ta vënë në dijeni për masat e sigurisë.

Sali Berisha rrezikon të përballet me një masë të re nëse refuzon sërish paraqitjen në SPAK. Në orën 10:00, Berisha do të duhet të paraqitet në SPAK, sipas urdhëresës së GJKKO, në zbatim të vendimit të gjykatës të dhënë më datën 26 tetor në kuadër të hetimeve për aferën e kompleksit Partizani.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë