Saturday, June 28, 2025

Dorëheqje nga posti i kryetarit të PD-së? Ja si përgjigjet Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. I pyetur nga gazetarët nga gazetarët gjatë konferencën në selinë blu, Basha u shpreh se sipas sondazheve të tij, 95% e anëtarësisë së Partisë Demokratike e mbështesin nbetejën e tij kundër regjimit të kryeministrit Edi Rama.

Pyetje: ”Zoti Basha, sipas disa sondazheve më rezulton se 78% e anëtarësisë së PD-së, nuk duan që ju të drejtoni partinë. A do ta jepni dorëheqjen?”

Lulzim Basha: “Nga sondazhet e mia, 95% e demokratëve duan që unë të udhëheq betejën ndaj Rama-Doshi-Rakipi, e të udhëheq betejën për të dalë nga llumi i trazicionit”.

Ndër të tjeram Basha tha se Partia Demokratike do të kërkojë një reformë të thellë kushtetuese, me qëllim zgjidhjen e problemeve që haset sot Shqipëria. Sipas tij, për ta bërë këtë, do të organizohet një platformë ku do të kërkohet dhe mendimi i qytetarëve.

Lulzim Basha: ”Një reformë edhe më e thellë kushtetuese, është një domosdoshmëri dhe në Kuvendin Kombëtar të PD kam përsëritur vendosmërinë time dhe të ekipit tim që përmes një instrumenti bashkëbisedimi, dialogu, me pjesën e gjallë të shoqërisë, të bëjmë gati një reformë të thellë kushtetuese. Duhet zgjidhur edhe këto probleme, por urgjencat janë këto. Sot kemi një republikë të rënë dhe demokraci të vrarë më 25 prill. Një parlament që nuk është përfaqësues i qytetarëve. Çdo pasojë, që nga shtrenjtimi i çmimeve, zanafillën e ka nga kjo, kapja e Shqipërisë nga një grupi njerëzish.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë