Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se do të angazhohet për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp nga Shkupi me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski, Scholz u shpreh se për Gjermaninë, Ballkani Perëndimor është me rëndësi strategjike.
“Ballkani Perëdimor për Gjermaninë është me rëndësi strategjike dhe unë angazhohem për pranimin e këtij rajoni në Bashkimin Europian. Do doja të theksoja se Gjermania është serioze për integrimin e vendeve të rajonit”, deklaroi kancelari.
Scholz shtoi se duhet të hapen negociatat të cilat u premtuan nga Bashkimi Europian dy vite më parë.
Kancelari po zhvillon një vizitë dy ditore në Ballkanin Perëndimor. Ditën e djeshme, kancelari vizioi Kosovën dhe Serbinë.
Pas Maqedonisë së Veriut, ai do të udhëtojë drejt Bullgarisë.