Zëvendësambasadori rus në OKB ka bërë deklaratën e fortë se Rusia do të shfrytëzojë të drejtën për të përdorur armë bërthamore nëse vendi “provokohet” nga NATO.
Dmitry Polyanskiy, një nga diplomatët kryesorë të Rusisë në Shtetet e Bashkuara, në një deklaratë për Sky News tha se shefi i tij mund të shtypte butonin bërthamor nëse vendi ndjen se po përballet me një kërcënim “ekzistent”.
I pyetur nëse Putini kishte të drejtë për të mbajtur perspektivën e luftës bërthamore mbi pjesën tjetër të botës, Polyanskiy tha: “Nëse Rusia provokohet nga NATO, nëse Rusia sulmohet nga NATO, pse jo, ne jemi një fuqi bërthamore. Unë nuk mendoj se është gjëja e duhur të thuhet. Por nuk është gjëja e duhur të kërcënosh Rusinë dhe të përpiqesh të ndërhysh. Pra, kur ke të bësh me një fuqi bërthamore, sigurisht, duhet të llogaritësh të gjitha rezultatet e mundshme të sjelljes suaj.”
Polyanskiy foli për Sky News nga brenda misionit të Rusisë në OKB në Nju Jork, ku fotot e Vladimir Putin zbukurojnë muret, me siguri një nga vendet e pakta të mbetura në Manhatan ku presidenti rus do të ishte ende i mirëpritur.
Mes gllënjkave të çajit të limonit, zëvendësambasadori hodhi poshtë deklaratën zyrtare të qeverisë amerikane se anëtarët e forcave të armatosura ruse janë fajtorë për krime lufte në Ukrainë.
“Unë nuk mendoj se ne po kryejmë krime lufte në Ukrainë. Sigurisht, nuk më takon mua të vlerësoj. Unë nuk jam atje. Ju nuk jeni atje. Ju po shikoni videot, po shikoni shumë video që konsiderohen si lajme të rreme. Ju besoj një gjë, unë besoj një gjë tjetër,” tha zoti Polyanskiy
I tregova zëvendësambasadorit fotografi të marra nga gazetarët e Associated Press në qytetin ukrainas të Mariupolit, që përshkruanin blloqe apartamentesh të goditura nga raketat ruse dhe trupat e fëmijëve ukrainas të varrosur në llogore të ngushta, por ai refuzoi të pranonte se Rusia ishte përgjegjëse.
Ai kishte pretendime absurde se Ukraina po sulmon ndërtesat e saj dhe civilët: “Ata nuk ishin në shënjestër. Ne thamë që në fillim se ushtria jonë nuk është një kërcënim për popullatën civile të Ukrainës”, tha z. Polyanskiy.
Do të jetë Gjykata Ndërkombëtare Penale që do të përcaktojë nëse Rusia është fajtore për krimet e luftës në Ukrainë, por diplomatët rusë po justifikohen se të gjitha faktet janë lajme të rreme./ Newssky.com