Lideri i opozitës, Sali Berisha është persekutuar përmes parave të fondacionit Soros dhe USAID-it.
Dëshmia është bërë këtë të mërkurë në Kongresin amerikan gjatë punimeve të komisionin të posaçëm për efikasitetin në qeverisje.
Ky komision, i ngritur nga agjencia e Elon Musk, DOGE, është pjesë e Komisionit për Mbikëqyrjen dhe Reformimin e Qeverisjes, një ndër komisionet më të rëndësishme në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë dëshmisë së tij në seancën e titulluar “Amerika e fundit: Si ndihma e huaj minoi interesat e SHBA në mbarë botën”, gazetari investigativ dhe autori i njohur, ‘Tyler O’Neil’ deklaroi se paratë e USAID janë përdorur për të persekutuar liderin e opozitës shqiptare, Sali Berisha.
“Fondacionet e Shoqërisë së Hapur dhe USAID kanë financuar së bashku “East West Management Institute”. Mes të tjerash Instituti ndërmori ndryshime gjyqësore në Shqipëri, që kritikët akuzojnë se rezultuan në persekutimin e liderit të opozitës shqiptare Sali Berisha, duke i mbyllur gojën kundërshtarit të kryeministrit socialist të vendit”, tha O’Neil.
Në mbyllje të seancës, drejtuesja e komisionit, ligjvënësja Marjorie Taylor Greene, ngriti një sërë pyetjesh rreth keqpërdorimit të fondeve të USAID, mes të cilave evidentoi edhe përdorimin e këtyre fondeve për përndjekjen politike të liderit të opozitës shqiptare Sali Berisha. Në konkluzionet e saj, ajo theksoi se nëse kjo është mënyra se si janë përdorur fondet e USAID, atëherë kjo agjensi duhet të shpërbëhet.
“Pse u përfshi USAID në financimin e ndryshimeve gjyqsore në Shqipëri që rezoltuan në ndjekjen penale të liderit të opozitës shqiptare? Pse po financon USAID ligjet e censurës në Brazil për të heshtur Bolsonaron? Pse u përfshi USAID në financimin e luftës civile në Siri? Ajo që kemi mësuar këtu sot është se USAID është përdorur si vegël nga demokratët për t’i bërë lavazh truri botës me propagandë globaliste, për të nxitur ndryshimin në regjimet anembanë në botë. Nëse ky është financimi që ka ardhur nga USAID, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, duhet të shpërbëhet.”, tha Greene.
Kjo seancë është zhvillimi më I rëndësishëm lidhur me keqpërdorimin e taksave të qytetarëve amerikanë për avancimin e axhendave radikale të majta I cili erdhi pas urdhrit ekzekutiv të Presidentit Trump, për pezullimin e pothuaj të gjitha programeve të financimit të huaj. 2 javë pas nënshkrimit të këtij urdhri, drejtuesi I departamentit për efikasitetin e qeverise, Elon Musk kërkoi mbylljen e agjencisë USAID, duke e cilësuar atë si një organizatë kriminale.
Nga një vëzhgim i bërë pagesave te USAID në vendin tonë, rezulton se ato janë dhënë pikërisht për OJF-të e Sorosit, të cilat drejtohen nga familjarët, bashkëshortet, motrat e ministrave socialistë apo zyrtarë të lartë të Edi Ramës përfshirë edhe bashkëshorten e kryeministrit. Për një projekt të vetëm, me titull “Drejtësia për të gjithë”, i zbatuar nga “Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim”, USAID ka dhënë 10 milionë dollar për reformën në drejtësi.
Një nga drejtueset kryesore të OJF-s që ka zbatuar këtë projekt 10 milion dollarësh është Delina Fico, ish-bashkëshortja e Edi Ramës. Siç del edhe nga dëshmitë tronditëse në këtë seancë të komisionit të posaçëm të ngritur për këtë çështje në Kongresin amerikan, paratë e USAID janë përdorur në Shqipëri për persekutimin politik të liderit të opozitës shqiptare Sali Berisha.