Liverpuli me 5 “yje” ndaj Uatfordit. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klop ka shkëlqyer, pasi ka fituar me rezultatin e thellë 0-5 në transfertë. Klaudio Ranieri, trajneri që mori drejtimin e “Ujqërve” pak ditë më parë, e nis me humbje aventurën e tij.
Liverpuli dominoi të gjithë ndeshjen, ndërsa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2, falë golave të shënuar nga Mane dhe Firminjo. Në fraksionin e dytë ishte sëriësh braziliani që shënoi edhe dy herë të tjera duke bërë tripletë, ndërsa në serinë e golave mori pjesë edhe Salah.
Liverpuli është skuadra e parë e kategorisë kryesore të futbollit anglez që shënon 3 ose më shumë gola në shtatë ndeshje radhazi të luajtura në transfertë në të gjitha kompeticionet.
Me këtë fitore, Liverpuli ngjitet në krye të Premier Ligës me 18 pikë dhe është në pritje të skuadrave të tjera që do të luajnë ndeshjet e tyre.