Vala e Omicron rrit nga 20-30 % rastet me Covid brenda një javë. Të dhënat bëhen të ditur nga eksperti i shëndetit publik në Londër, mjeku shqiptar Laidon Shapo.
“Kemi parë një rritje të lartë të rasteve kohët e fundit. Që në momentin që u sekuencua varianti i ri Omicron dhe faktikisht rastet janë shtuar në mënyrë eksponenciale. Ajo që po shikojmë është që kjo valë e lartë rritet me 20-30 % nga java në javë dhe është trefish e valës së janarit të vitit të kaluar ku mbizotëronte Delta”.
Por në Britani, vala Omicron ka sjellë 50 % më pak shtrime në spital dhe vdekshmëri.
“Pozitivja në të gjithë këtë është që ka një rënie të ndjeshme të numrit të të shtruarve në spitale. 50 % më pak se ajo e një viti më parë dhe shumë më pak vdekshmëri”.
Personat e shtruar në spital kanë klinikë të ngjashme me deltën dhe prekje të mushkërisë.
“Është një klinikë të lehtë në të mesme. Personat e prekur, në 60 % të rasteve kanë vajtur në spital personat e pavaksinuar. Në 90 % të rasteve janë personat e vaksinuar me 1 ose 2 doza vaksine. Personat që po shtrohen në spital kanë një klinikë të ngjashme me Deltën”.
Britania e ka arritur imunitetin e tufës me mbi 92 % të popullsisë të vaksinuar me një dozë, dhe mbi 80 % me të dyja dozat. Ndërsa vijon vaksinimin edhe me dozën e tretë booster.