Tuesday, March 11, 2025

Celibashi: Kemi nevojë për një reformë të re zgjedhore

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi është shprehur se do të ketë kallëzime penale dhe sanksione ndaj çdo personi që ka kryer shkelje gjatë numërimit të votave në 25 prill.

Këtë deklaratë, Celibashi e bëri nga Korça ku u pyet se a do të ketë të ketë padi për komisionerët që kanë tjetërsuar votën.

Cilibashi është shprehur se kësaj radhe në Shqipëri ka nevojë për krijimin e një reforme të re zgjedhore, ndërsa vlerëson nismën që ka marrë  opozita teksa shton se është pozitive mbështetja e qeverisë për këtë nismë.

Ilirjan Celibashi: Këtë herë ka nevojë për të kryer një reformë zgjedhore sepse edhe ODIHR sugjeron ndryshime në kodin zgjedhor , por është e rëndësishme që kjo gjë të fillojë tani dhe është gjë e mirë që opozita e ka ndërmarrë këtë iniciativë pozitive dhe që shumica qeverisëse e ka mbështetur dhe kjo është pozitive. Shpresojmë që procesi të finalizohet sa më shpejt dhe të mos jemi në pozitën e herëve të tjera kur reformat zgjedhore kanë përfunduar 4,5,6 apo qoftë edhe 1 vit para zgjedhjeve.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë