Nga: Sokol Pepushaj
Dipolomatja Yuri Kim s’fundosi veç Sali Berishën. Ajo hoqi “siguresën” e “bombës” së Shtëpisë së Bardhë për “dashnorët” e “Foltores”.
I “sakatoi”. Secili prej tyre do të jetë, si një e një bëjnë dy, armik i përjetshëm i SHBA-ve.
Kjo është e veçanta, pasi për Berishën dihet, do të arrestohet, do të kthejë ç’ka vjedhur, do ta kaloi jetën familjarisht në burg.
Ka kohë që e themi.
“Foltorja” e Berishës është asgjë, thjeshtë një vrimë në ujë, por edhe shumë gjë, monitorim i kujdesshëm për matjen e “tensioneve” antiamerikane në Ballkan.
Ka funksionuar shumë bukur dhe i ka shërbyer paqes dhe identifikimit të “Peshqve” në Shqipërinë e poskomunizmit “Foltorja” antiamerikane.
Pamfleti e ka thënë në vazhdimësi se “Peshqit janë nëpër Foltore”, apo jo?
Cilido është me doktorin, me “Foltoren”, apo ndikoi në zbehjen e besimit për arrestimin e hajdutëve, sot është Sali Berishë, është Bin Laden, Kim Jong-un.
Janë rregullat e Amerikës, s’ka Sali, as Perendi, t’i ndryshoi.
Janë identifikuar gjithë hajdutët, antiamerikanët, mbështetësit e Saliut, non-gratës që është në grahmat e fundit të lirisë. Edhe ata që kanë dokumente amerikane, normalisht janë futur në rreth të dyshimit të përjetshëm. Secili do të hetohet për pasuri të mundshme nga djersa e shqiptarëve. Ndryshe nuk kishin arsye të përhapnin mosbesim tek drejtësia apo ndershmëria e politikave amerikane.
Këtë qëndrim kanë mbajtur historikisht SHBA-të.
Kush ka reflektuar antiamerikanizëm, jo vetëm s’ka marrë familjarisht asnjë shërbim, por është vënë në “sitë” për veprime të mundshme të korrupsionit apo aktivitetit antinjerzor. Gjithmonë i pabesuar, i dyshuar, i hetuar.
Pse Yuri Kim kaq e ashpër?
Në fakt ajo ishte ajo. Ajo që është dhe duhet, Amerika e Lirive dhe të Drejtave Njerëzore. Por kështu i do mushka drutë, hajdutët shqiptarë s’hanë pykë ndryshe. E duan në “lule të ballit”.
Deklarata zyrtare e Washingtonit se Shtetet e Bashkuara nuk do angazhohen me askënd që është shpallur për korrupsion madhor nga Sekretari i Shtetit, se kjo është një politikë për mbarë botën, e shkatërroi përfundimisht bandën antiamerikane të Sali Berishës.
Diplomatja tha vetëm ç’pritej.
Solli vëndimet që gjithë Bota e civilizuar i di dhe i do. Ata që tremben janë pak, rraca e parazitëve, morrat, rriqnat, pleshtat që thithin pasuritë e shoqërisë.
Përtej “perdes” që do çelet me arrestimin e Sali Berishës dhe tre Klaneve të tjerë Mafioze, në tension duhen të jenë militantët që përkrahën “Foltoren”.
Të gjithë, në përjetësi janë shënuar si armiq të Amerikës.
Përveç potencialit intelektual pro amerikan, që në të vërtetë është përkrahur, ambasadorja Yuri Kim, la të kuptohet edhe atë potencialin antiamerikan.
Ai soj e sorrollop mileti, nëpër rrjetet sociale ka shkruar diçka pro Klanit Mafioz të Sali Berishës, ka thënë ndonjë llaf edhe kundër ambasadores apo politikave të Washingtonit.
Këto kanë vëmëndje sot.
Është logjike të kenë qënë në vëmëndje të shërbimeve të specializuara. Se s’mund të ndodhë ndryshe përveçse se çdo përkrahës i Berishës, armik i SHBA-ve.