Një send i dyshimtë i gjetur në zonën e “Ali Demit” në Tiranë, ka ngritur në këmbë blutë e kryeqytetit. Mësohet se send i dyshimtë në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve, është gjetur në zonën mes “Ali Demit” dhe “Xhamllikut”, në rrugën “Martin Camaj”.
Efektivë të Komisariatit nr.1 që ndodhet shumë pranë vendit ku është konstatuar radio janë tashmë në vendngjarje, dhe po bëjnë verifikimet e nevojshme për të parë nëse brenda saj ka lëëndë plasëse apo jo.
E gjithë zona në rrugën “Martin Camaj” në Tiranë është rrethuar nga Policia dhe po sigurohet perimetri i sigurisë. Forcat xheniere janë njoftuar dhe pritet të bëjnë një shpërthim të kontrolluar të saj.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 05.11.2021, në rrugën “Martin Canaj”, në trotuar, është gjetur një send i dyshimtë në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4 kanë vendosur perimetrin e sigurisë në zonën ku ndodhet sendi i dyshimtë dhe priten të mbërrijnë në vendngjarje ekspertët antieksploziv të RENEA-s.