Kristiano Ronaldo do të ketë një tjetër mundësi për të shtuan trofe në kabinetin e tij, por edhe të kombëtares. 37-vjeçari është thirrur nga trajneri Fernando Santos për të qenë pjesë e skuadrës në Katar 2022.
Ky është Botërori i pestë në të cilin ylli i Manchester United merr pjesë, por ende pa mundur ta fitojë atë.
Pjesë e listës janë dhe të tjerrë veteran, njëri prej tyre Pepe, ndëkrohë nuk mund të lihej jashtë dhe një nga shtyllat e kësaj skuadre, Rui Particio. Cancelo, Ruben Dias, Guerreiro e Mendes kanë bërë gjithashtu sezon të mirë dhe janë listuar në mbrojtjen e kombëtares.
Në mesfushë janë ndërthurur eksperienca me lojtarët e rinj, Carvalho, Neves, Bruno Fernandes, Bernardo Silva e Joao Mario.
Sulmi do të udhëhiqet nga kapiteni Cristiano Ronaldo i cili do të jetë dhe titullar i padiskutueshëm, ndërsa në pikëpyetje janë dy lojtarët e krahut. Rafael Leao me një probabilitet më të lartë mund të vendoset në të majtë dhe Felix djathtas.