Saturday, September 7, 2024

Borrell: Jam i bindur se mund ta zgjidhim edhe çështjen e targave

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borell u shpreh besimplotë për zgjidhjen e problemit për targat mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për transmetuesin publik austriak ORF, Borrell theksoi se paqja në këtë rajon është shumë e brishtë, por se marrëveshja për lirinë e udhëtimit është një hap pozitiv, shkruan Euronews Serbia.

“Ne operojmë në modalitetin e parandalimit të krizës. Kriza mund të kishte shpërthyer më 1 shtator nëse nuk do të kishim arritur një marrëveshje për kalimin e kufinjve. Ky është një lajm i mirë. Jam i bindur se ne mund ta zgjidhim edhe çështjen e targave,” tha ai.

Të shtunën, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve.

Tashmë qytetarët e dy vendeve mund të udhëtojnë lirshëm duke përdorur dokumentet e tyre.

Ndërsa, më 1 shtator pritet të hyjë në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat e makinave. Ky vendim konsiston në riregjistrimin e makinave që përdorin targa të lëshuara nga Serbia.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë