Thursday, November 21, 2024

Bllokimi i gazit, Zelenski: Rusia kërkon të shkatërrojë jetën e evropianëve

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski thotë se Rusia kërkon të shkatërrojë jetën normale të evropianëve, duke bërë shantazh përmes mbylljes së transportit të gazit nga gazsjellësi Nord Stream.

Gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e së shtunës, Zelenski u shpreh se Rusia po kryen kohët e fundit, presion energjitik mbi Evropën, shkruan Kyiv Independent.

“Rusia po përgatitet të japë një goditje vendimtare energjie kundër të gjithë evropianëve. Rusia dëshiron të shkatërrojë jetën normale të çdo qytetari europian”, theksoi ai.

Më 31 gusht, Rusia ka ndërprerë sërish furnizimin me gaz për Evropën duke thënë se tubacionet kanë nevojë për riparime.

Gjigandi shtetëror rus i energjisë, Gazprom tha se kufizimet në gazsjellësin Nord Stream 1 do të zgjasin për tri ditë.

Kremlini ka hedhur poshtë akuzat se po përdor energjinë  si një mënyrë për të ndëshkuar vendet perëndimore për vendosjen e sanksioneve.

Tubacioni Nord Stream 1 shtrihet 1200 km nën Detin Baltik nga bregu rus deri në Gjermaninë verilindore.

Ai u hap në vitin 2011 dhe mund të dërgojë deri në 170 milionë metra kub gaz në ditë nga Rusia në Gjermani.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë