Friday, November 22, 2024

Blinken: Të papranueshme sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës, palët t’i kthehen dialogut

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar në lidhje me sulmin e djeshëm ndaj Policisë së Kosovës në veri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Blinken i cilësoi të papranueshme sulmet e dhunshme ndaj policisë.

Blinken i bëri thirrje qeverive të Kosovës që të shmangin veprimet që mund të nxisin më tej tensionet dhe t’i kthehen menjëherë dialogut.

“Sulmet e dhunshme të fundit ndaj Policisë së Kosovës pranë Manastirit të Banjskës janë të papranueshme. I bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të shmangin veprimet që mund të nxisin më tej tensionet dhe t’i kthehen menjëherë dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, shkruan Blinken në platformën X.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë