Thursday, November 21, 2024

Bitcoin arrin rekordin e ri

Tregu i kriptomonedhave është në nivele rekord, pasi Bitcoin kapërceu duke arritur në 68,000 dollarë të martën në mëngjes.

Çmimi i Bitcoin u ngrit mbi 68,000 dollarë në një kohë kur tregjet kanë qenë në rritje që nga fillimi i tetorit. Ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe po thyen gjithashtu rekorde.

“BNB” ka një nga performancat më të forta që nga fillimi i javës, me fitime 7-ditore prej 20% dhe një çmim mbi 640 dollarë. “Cardano” u rrit me 3%, Ripple 8%, Dogecoin 9% dhe Chainlink me 4.5%.

Që nga tetori, Bitcoin dhe Ether janë rritur me pothuajse 31% secili pasi investitorët po shkojnë drejt aseteve dixhitale. Projektet e reja kanë frymëzuar dhe po nxisin interesin në rritje të investitorëve.

El Salvadori pak muaj më parë e zyrtarizoi Bitcoin-in, ndërkohë që të njëjtin interes kanë shprehur edhe ekonomitë e tjera të vogla, të cilat varen në një masë të madhe nga këmbimi i huaj që vjen nga jashtë.

Sigurisht, kriptovalutat njihen për paqëndrueshmërinë e tyre. Herën e fundit që Bitcoin arriti këto nivele, më pas ra disa mijëra dollarë. Monedhat e tjera janë edhe më të paqëndrueshme.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë