Tuesday, December 3, 2024

Bislimi pas marrëveshjes për targat: Të vijojnë bisedimet për planin franko-gjerman

Zv. kryeministri i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi ka reaguar pas arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë për targat e automjeteve.

Përmes një postimi në rrjetin social, Bislimi u shpreh se pas dakordësisë, duhet të vazhdojnë bisedimet intensive të mbështetur nga Gjermania dhe Franca.

“Pas marrëveshjes së sotme, ne duhet të vazhdojmë bisedimet tona intensive për propozimin e BE-së, të mbështetur nga Gjermania dhe Franca, për normalizim të plotë të marrëdhënieve”, shkroi ai në Twitter..

Kosova dhe Serbia më 23 nëntor në Bruksel kanë arritur marrëveshje për targat ilegale serbe.

Kryediplomati evropian, Josep Borell, ka thënë se Kosova do t’iu japë fund veprimeve të mëtejme të lidhura me riregjistrimin e makinave, derisa Serbia nuk do të lëshojë më targa të makinave me emra të qyteteve të Kosovës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë