Thursday, November 21, 2024

Biden: Nuk do t’i njohim përpjekjet e Rusisë për aneksimin e territoreve ukrainase

Presidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta njohin përpjekjen e Rusisë për të aneksuar territore në Ukrainë.

SHBA do të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë në lidhje me këtë çështje, shkruan BBC.

“Shtetet e Bashkuara, dua të jem shumë i qartë për këtë, kurrë, kurrë, kurrë nuk do t’i njohin pretendimet e Rusisë për territorin sovran të Ukrainës,” tha zoti Biden.

Të enjten, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi dy dekrete që njohin Zaporizhzhia dhe Kherson si territore të pavarura, duke hapur rrugën për aneksimin e tyre.

Dokumentet, të shpërndara në mediat shtetërore ruse, thonë se pavarësia e dy rajoneve po njihet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe “të sanksionuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara”.

Të katër rajonet formojnë një rrip të rëndësishëm tokësor midis Rusisë dhe Gadishullit të Krimesë, të cilin Moska e aneksoi ilegalisht nga Ukraina në vitin 2014.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë