Thursday, November 21, 2024

Berisha valëvit flamurin kombëtar në podiumin e protestës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka valëvitur flamurin kombëtar në podiumin e ngritur për protestën e sotme.

Menjëherë pasi u ngjit në podium ku përshëndeti qytetarët e pranishëm, atij iu dha një flamur të cilin e valëviti për pak çaste.

Para se t’i bashkohej protestuesve në bulevard, Berisha u shpreh për Euronews Albania se protesta e sotme do të jetë e fuqishme.

Protesta ka moton “Shqipëria në rrezik, mos thuaj ç’më duhet mua”, ndërsa Partia Demokratike ka kërkuar 2 orë leje në policinë e Tiranës.

Dyert e godinës së Kryeministrisë dhe të Kuvendit janë blinduar.

Mbi 1000 efektivë të policisë janë të angazhuar në terren mes të cilëve forca të rendit, të Ndërhyrjes së Shpejtë, repartit Shqiponja dhe punonjës të Gardës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë