Gjatë fjalës së tij në foltoren me të rinjtë, lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka rikthyer një episod të ndodhur në vitin 2017, kur kryedemokrati Lulzim Basha e la jashtë listës së deputetëve, kreun e FDPD-së, Belind Këlliçi.
Berisha deklaroi se Basha e la Belindin jashtë parlamentit, pasi kishte frikë se mos po i zinte vendin.
Sali Berisha: ”Belind Këlliçi ju ka përfaqësuar ju me ndershmërinë dhe dinjitetit më të madh. Së pari ai i ka qëndruar besnik traditës familjare. Ju ka qëndruar ju besnik edhe në kohërave më të vështira.
Në kohën kur ai u la jashtë përfaqësimit në parlament, përmes smirës se kryetari shikonte një njeri që mund ti zinte vendin, ua them unë, Belind Këlliçi nuk u braktisi ju, por ju shndërroi ju në opozitë më të mirë të këtij vendi. E njëjta edhe për Rigelsin dhe ju falënderoj ju”.