Thursday, November 21, 2024

Berisha tregon foton: Kandidati i PD në Durrës ka blerë vota

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari i cili akuzon kandidatin e Lulzim Bashës, Luan Hoti për blerje votash në Manzë të Durrësit. 

Denoncuesi thotë se Hoti ka paguar nga 50 mijë lekë për votë dhe qytetarëve që kanë shitur votën, u është thënë që në fletën e votimit të vendosin shenjën që ndodhet mbi zarf. 

Sipas denoncimit, një gjë e tillë është bërë për të identifikuar nëse qytetarët që kanë marrë 50 mijë lekët do të votojnë për Hotin, apo jo.  

Berisha shkruan se, nëse votat do kenë ‘X’ me grremç, janë vota të shitura dhe duhet të nxirren të pavlefshme. 

Shenja që mund të dallojë votat e blera

Postimi i Berishës

Kujdes! Kujdes!
‘X’ me grremç eshte vote e shitur,
-te hidhet ne kosh te plehrave!

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital.

Doktor Luan Hoti po blen elektoratin me lek ne Manze. Po shperndan me njerzit e tij nga 50 milek te vjetra per person U kane then me votuar keshtu. Po te nga se foton. Tek kryqi pak me lakim Qe ta kuptojne qe jane ata qe u ka dhene leket dhe kan votuar per luan hotin. 

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë