Saturday, July 27, 2024

Berisha sulmon SPAK-un: Është mbuluar nga plehrat e qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se SPAK-u është mbuluar nga plehrat e qeverisë, duke iu referuar asaj që ai e cilëson, aferën e inceneratorëve.

Sipas tij, Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kanë mashtruar për fushën e plehrave në Sharrë.

“SKAP-i i partisë është mbuluar nga plehrat e qeverisë, nga djegësat e qeverisë.
Faktet e paraqitura dje, provonin katërcipërisht se Edi Rama ka mashtruar në çdo fjalë.
E vërteta është se çdo i ashtuquajtur OPGJ, apo BKH, apo SKAP-ist, mjafton të merrte një automjet dhe të shkonte në Sharrë të konstatonte se si Edi Rama dhe Erion Veliaj presin çdo ditë para dhe euro për kontot e tyre.

Se si vjedhin ditën dhe natën. Se si qytetarët paguajnë për ta, jo 11 euro siç thotë kontrata, por me taksat e tyre paguajnë 29 euro, siç don Edi Rama dhe Erion Veliaj për kontot e tyre”, theksoi kryedemokrati.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë