Ish-kryeministri Sali Berisha foli me një retorikë të ashpër ndaj kreut të PD, Lulzim Basha, në Kuvendin e partisë të thirrur prej tij.
Sipas Berishës, Basha nuk arriti dot që t’i vendoste Kryeministrit Rama “kufirin te thana”.
Sali Berisha: “Zinxhiri i gabimeve të tij erdhi gjithnjë duke u trashur, cdo nismë që nisi e ndërpreu me urdhër, të kujt askush se di. Cdo protestë që nisi, nuk e sosi kurrë me sukses, bëri prita politike kundër bashkëpunëtorëve të tij. Në 8 vite bëri gjithçka për të ndërtuar monumentin e fashizmit, por ndërtoi monumentin e hiçit. Në 8 vite, ne përfunduam si një forcë politike që nuk shihte asnjë fitore. PD i shëmbëllente një druri të thatë që nuk gjelbëron as verë e asnjëherë.
PD pas zgjedhjeve të 2021, që ai i shpalli masakër elektorale dhe të tilla ishin, mbeti jetime. Vota e shqiptarëve mbeti jetime sepse Lulzim Basha u kujdes për karrigen e tij, u kujdes për marrëveshjen me kreun e Meduzës. Vendosi ta shndërronte PD në një fasadë opozitë, në një shtojcë të vërtetë të narkoshtetit shqiptar. Pasi tradhtoi votën tuaj të shqiptarëve vazhdoi në rrugën e tij, duke kryer krimin më të shëmtuar, shkelmimin e sovranitetit të PD. Dorëzoi sovranitetin për të shpëtuar kokën e tij, burracak që nuk kishte karakter të jepte dorëheqjen. Më pas shkelmoi në vazhdim statutin, përjashtoi drejtues të saj pa asnjë konsultë e analizë.
Sulmoi në mënyrë të verbër partnerët tanë të shkëlqyer, sulmoi FRPD e LDG. Në 8 vite basha partinë e vlerave konservatore e spostoi vetëm majtas. Ngushtoi hapsirat totale për të përndjekurit politikë, shtylla të mbijetesës në kohëra më të vështira dhe në fund me qëndrimet e tij dëshmoi se jo vota, jo vlerat e demokracisë në PD po parimet e partive të majta ishin pasion e vullnet i tij. Në këto kushte të shumtë ishin ata që besonin se PD duhej të shkrihej se mbaroi misionin e saj, se është një forcë që nuk fiton dot, që është shdërruar në dekor të regjimit, certifikon vrasjen e shpresës së shqiptarëve. Për të gjitha këto arsye themelore, demokratë në mbarë vendin u bashkuan me nismën shpëtimtare të foltores dhe ata, vendosën me diskutimet e tyre, me debatet më të lira që ka njohur vendi në 30 vitet e fundit, me përkushtimin më të madh si njerëzit më të lirë të këtij vendi të rithemelojnë PD që sot ne dejuro e bëjmë realitet.”