Thursday, November 21, 2024

Berisha, shtyhet gjykimi për dosjen “Partizani”/ Seanca paraprake në 25 nëntor, avokatët kërkuan më shumë kohë

Seanca paraprake për ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndërit të tij Jamarbër Malltezi 3 personave të tjerë të marrë të pandehur për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani  nuk është zhvilluar.

Me kërkesë të avokatëvë mbrojtës të personave të pandehur, gjyqtarja e posaçme Flojera Davidhi caktoi seancën e radhës më datë 25 nëntor në orën 12 për t’iu lënë kohë të njihen me dojsen voluminoze.

Në seancën e së enjtes ku do të vendosej kalimi ose jo për gjykim ish-kryeministri nuk ishte i pranishëm.

Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar gjykatës që ish-kryeministri Berisha të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv ndërsa Malltezi, përveç korrupsionit edhe për atë të pastrimit të parave. Ish-kryeministri Berisha prej datës 30 dhjetor të vitit të kaluar mbahet I izoluar në banesë.

Me të njëjtën masë sigurie është hetuar edhe dhëndëri i tij Jamarbër Malltezi, ndërsa, Fatmir Bektashi, Andia Pustina dhe Xhimi Begeja janë hetuar në gjendje të lirë.

Prokuroria ka dyshime se Berisha në cilësinë e kryeministrit ka nxjerrë akte nën ligjore për të favorizuar dhëndërin e tij Jamarbër Malltezi që përfaqësonte familjet e ish-pronarëve duke përfituar padrejtësisht sipërfaqen e tokës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë