Kryetari i Partisë Demkokratike, Sali Berisha i është drejtuar në Kuvend deputetëve të mazhorancës.
Ai u shpreh se rikthimi më i suksesshëm i Sali Berishës do të jetë rikthimi i tretë.
“Unë e kuptoj që ju ishit që unë të mos flisja më në këtë sallë, por ju siguroj që rikthimi më i suksesshëm në histori i Sali Berishës do jetë rikthimi i tretë. Në këtë aspekt, jeni të pashpresë. Ju të pashpresë, shqiptarët me shpresë. Ju të pashpresë, shqiptarët me shpresë të madhe. Ne jemi shpresa e fundit e shqiptarëve, ne nuk do i zhgënjejmë ata”, theksoi ai.