Thursday, November 21, 2024

Berisha-Ramës: Betohem në flamur, nuk ta fal votën dhe pushtetin e vjedhur

Votën kurrë nuk ta falim dhe pushtetin mbi votën e vjedhur kurrë nuk ta njohim.

Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në protestën e zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së Kryeministrisë.

“Edi Rama, jemi këtu për t’u betuar për këtë flamur, për t’u betuar para flamurit të kombit, se votën kurrë nuk ta falim, pushtetin mbi votën e vjedhur kurrë nuk ta njohim. Harroje. Mos luaj me votën sepse jemi të vendosur, të mos pranojmë kurrë, të bëjmë çdo sakrificë që burrat, gratë, djemtë dhe vajzat të votojnë të lirë”, theksoi kryedemokrati.

Protesta ka moton “Shqipëria në rrezik, mos thuaj ç’më duhet mua”. Dyert e godinës së Kryeministrisë dhe të Kuvendit janë blinduar.

Mbi 1000 efektivë të policisë janë të angazhuar në terren mes të cilëve forca të rendit, të Ndërhyrjes së Shpejtë, repartit Shqiponja dhe punonjës të Gardës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë