Sunday, May 11, 2025

Berisha: Rama dhe Basha janë në garë për të shtypur votën e lirë

Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzon Kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha se po shkatërrojnë liritë dhe votën e qytetarëve.

Nga Patosi në një takim me demokratë në 31-vjetorin e themelimit të degës në këtë qytet, Berisha u shpreh se opozita është marrë peng nga Kryeministri Rama.

Sipas Berishës, kjo është një arsye e fortë për të vazhduar kauzën për rikthimin e opozitës.

“Sot Edi Rama merr peng opozitën me dosje krimi dhe afera korruptive. Kjo është një mynxyrë për vendin por është thirrje e fuqishme ndërgjigje për çdo demokrat. Të ngrihemi në një mision të madh të pamposhtur. Nuk e kemi të lehtë, por kauza jonë është e drejtë dhe absolutisht do triumfojë sepse ne besojmë në këtë kauzë. Do triumfojmë sepse ne jemi të angazhuar në një revolucion paqësor. Këtë vit Shqipëria u tejkalua edhe nga 6 vende të tjera në luftën kundër korrupsionit. Sepse qeveritarët në Shqipëri vetëm vjedhin, nuk lejojnë zgjedhje, sepse qeveritarët në Shqipëri morën peng dhe opozitën”.

Berisha shprehet se si Edi Rama ashtu dhe Lulzim Basha janë në një garë mes tyre për të shtypur votën e lirë brenda partive që drejtojnë.

Edi Rama nuk bën zgjedhje që nga viti 2009 në PS. Ktheni sytë te Lulzim brava. Çfarë zgjedhje bën ai që u thotë demokratëve se në antikuvendin e tij marrin pjesë 5004 delegatë në një kohë kur salla kishte 1958 karrige. A mund të ndodhë kjo? Ato janë vota, se ato janë mandate, se ato janë vendime të gjitha të paligjshme. Po çfarë tregon kjo? Edi Rama dhe Lulzim brava janë në garë se si e si të shtypin më shumë votën e lirë dhe liritë tuaja. Me cilën je ti i dashur demokrat, me atë i cili u hedh gaz helmues, pluhur helmues, bomba shurdhues, lëngje neuroparalizuese votuesve të tij që s’ka ndodhur kurrë ndonjëherë, apo je me demokratët e Patosit dhe Shqipërisë të cilët duan të qëndrojnë si opozitarë të vërtetë, të cilët duan të luftojnë kundër një regjimi të bazuar në drogën dhe krimin”, deklaroi Sali Berisha. 

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë