Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për Kongresin e Partisë Socialiste të cilin e ka quajtur si “Kanabo-Kongresin” e selisë rozë.
Berisha është shprehur se qeveria e Edi Ramës ka një bilanc tragjik, ndërkohë që për këto dështime ai kujdeset të theksojë se nuk fajëson anëtarësinë e PS-së.
Lideri historik i demokratëve ka fajësuar Ramën se u përpoq të asgjesoje Partinë Demokratike: “Ajo u përpoq te marre peng Partine Demokratike dhe te asgjesojë pluralizmin politik shqiptar”.
Reagimi:
Dy fjale per Kanabo-Kongresin e Partise Socialiste!
Te dashur miq, sot Partia Socialiste e Shqiperise mblidhet ne Kongresin e saj, te cilin pa filluar punimet mediat e cilesuan si Kanabo-Kongresin e saj.
Duke respektuar plotesisht kete vleresim une do te ndalem ketu shkurtimisht ne analizen e bilancit dramatik te qeverisjes se kesaj partie dhe sqaroj qe ne krye te radhes se me kete analize nuk fajesoj anetaresine e PS dhe mbeshtetesit e saj por vetem e vetem udheheqjen kryesore, nomenklaturen e saj te korruptuar me ne krye Edi Ramen.
Ky bilanc deshmon se kjo udheheqje:
1 – Eshte shendrruar me vjedhjet e saj ne nje organizate te vertete kriminale.
2 – Ka perzene qe ne vitin 2009 voten e anetaresise nga kjo parti. Ajo ka zevendesuar sistemin e votes se lire ne Shqiperi me sistemin e dhunimit te saj nepermjet blerjes masive, dhunes me bandat, perdorimit total te shtetit per qellime elektorale dhe nepermjet futjes se sistemit policesk te patronazhisteve.
3 – Ne keto vite ajo ka ndertuar ne Shqiperi narkoshtetin e pare dhe te vetem ne Europe dhe shnderruar vendin tone ne Kolumbi apo Kanabistan, ne epiqender te organizatave kriminale te rajonit, Europes, dhe botes.
Sot ajo perdor Kongresin per te legalizuar drogen, krimin, parate e pista. Ndaj dhe analistet dhe mediat e pagezuan pa u mbledhur Kongresin si Kanabo-Kongresin e saj.
4 – Me lidhjet e saj me krimin, drogen, vjedhjet dhe korrupsionin kjo udheheqje ka bllokuar per 6 vite me radhe hapjen e negociatave te Shqiperise me BE.
5 – Ajo ka shkelmuar interesin kombetar, me Ballkanin e Hapur eshte lidhur ne aleance trilaterale me Beogradin dhe Shkupin si vasale e Serbise dhe ka vendosur Kosoven ne nje dare armiqesore.
6 – Ajo u perpoq te marre peng Partine Demokratike dhe te asgjesoje pluralizmin politik shqiptar.
7 – Kjo nomenklature e inkriminuar koke e kembe kontrollon sot mbi 90% te pushteteve ne Shqiperi. Edi Rama sot ka 10% pushtet me teper se sa diktatori i fundit komunist shqiptar ne vitin 1991.
8 – Me vjedhjet dhe korrupsionin e papermbajtur qeveritar ka rritur borxhin publik te Shqiperise ne 103% dhe ka trefishuar mjerimin, varferine ekstreme.
9 – Ne pese vite ne zbatim te platformes se Çubrilloviçit te spastrimit etnik, per shkak te varferise mjerimit, dhunes policore jane larguar nga Shqiperia 520 mije shqiptare.
9 – Kjo eshte nomenklatura me e babezitur ne historine e Shqiperise, e shpenzimeve te shfrenuara te miliona e dhjetera miliona eurove udhetime me avion ne dispozicion, e darkave me bifteke 1000 dollare, e suitave luksoze mijera e mijera dollare nata etj, etj. Lideri i saj ne nje kohe qe gazetat me serioze te Europes si ‘Politico’ e shpallin kryeministrin me te parendesishem ne Europe apo televizione me fame boterore si BBC bejne spote tallese televizive si per asnje politikan tjeter apo e shpallin Sekretarin e Pergjithshem te NATO te dates 1 prill, ministreshat e tij e shpallin ne gare Skenderbuçi apo brendi i Shqiperise gjer pothuaj zoti i zoterve, vetë Zeusi.
Per te gjitha keto miq kjo eshte nomenklatura me e korruptuar me antipopullore dhe antikombetare ne Europe dhe ky eshte kongresi i bilancit me dramatik ne historine e Shqiperise pas kongresit te fundit te PPSH. sb