Friday, June 27, 2025

Berisha: Pronarët e inceneratorëve në kërkim, Rama i disburson me miliona euro

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se edhe pas akuzave të shumta për inceneratorët ku pronarët e tyre janë shpallur në kërkim, qeveria i ka disbursuar me miliona euro.

Gjatë një deklarate për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se edhe pas akuzave të shumta me këtë aferë, drejtësia nuk ka bërë punën e saj.

“Muaj më parë, skapi i partisë për këtë aferë gjidande që tejkalon shifrën 420 milionë euro, njofton se bëhet fjalë për korrupsion, procedura prokurimesh anti-ligjore, falsifikime dokumentash, larje parash, tjetërsime pronash.

Pra, një kompleks veprash penale, nga më seriozet, megjithatë kjo ndërmarrje kriminale, kjo aferë kriminale është e vetmja në Shqipëri, mbi të cilën kanë ënduar akuza të tilla dhe janë shpallur në kërkim menaxherë dhe pronarë të saj, sikur asnjë nuk ka ndodhur, sikundër asnjë mandat arresti dhe shpallje në kërkim nuk është lëshuar, sikundër askush nuk është burgosur në këtë aferë.

Qeveria e Edi Ramës dhe ministria e Financave të disbursojë rreth 100 milionë euro, të vazhdojë të disbursojë plotësisht, të gjitha shumën e parashikuar për djegësin e Fierit, të Tiranës. Kjo është aferë e Edi Ramës”, theksoi kryedemokrati.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë