Kreu demokrat, Sali Berisha deklaroi se pas 100 ditëve të qeverisjes demokratike, në vend nuk do të ketë më të varfër.
Gjatë fjalës së tij, në tubimin në Pallatin e Kongreseve, për prezantimin e programit të PD, Berisha tha se do të vendoset minimumi jetik 200 euro në muaj.
Ndaj dhe kemi vendosur 100 ditët e para në Shqipëri përjashtohet varfëria ekstreme. Asnjë shqiptar nuk mund të jetë më në varfëri ekstreme. Asnjë shqiptar nuk mund të firmosë më pak se 200 euro në muaj,
“Këta janë qindra mijëra. 57 përqind e pensionistëve janë me pension jo të plotë. Studentët, të papunët, njerëz me ndihmë ekonomike, jetimët. Të gjithë këta do kenë 200 euro në muaj. Të gjithë këta do kenë kartën e konsumatorit. Të gjithë këta do marrin energjinë me 7 lekë. Të gjithë këta do kenë listën e Italisë të rimbursuar 100 përqind si ilaçe. Pra, a nuk bëhemi kështu më të njerëzishëm? A nuk bëhemi ne më të drejtë? Po se çfarë bëjmë ne në fund të fundit? Ne kthejmë tek ju paratë që marrim nga ju. Nuk i merr Lubi Balluku për të larë makinën 10 mijë euro në muaj. Nuk i merr Edi Rama me Erion Veliajn 130 milionë euro për djegësin e Tiranës. Nuk shpenzohen 21 milionë euro për avion taksi. Nuk ndërtohen më rrugë me çmim 10 herë më të madh se në vendet përreth. Po ato para vijnë tek ju. Vijnë rroga, pensione, kujdes shëndetësor, cilësi arsimi. Nuk bëjmë asgjë tjetër, por këto që duken të veçanta, janë detyrime morale, ligjore për çdo qeveri konservatore”, theksoi ai.